Irritable Bowel Syndrome, i njohur si iritabilni koloni, është një çrregullim funksional i sistemit tretës që shoqërohet me simptoma si dhimbje barku, fryrje, diarre, kapsllëk dhe ndjenjë të zbrazjes jo të plotë të zorrëve. Tek shumë persona mund të shfaqen edhe lodhje, ankth dhe stres, të cilat shpesh e përkeqësojnë gjendjen. Sëmundja paraqitet më shpesh te personat e moshës së re dhe të mesme, ndërsa konsumimi i tepërt i kafesë, alkoolit dhe ushqimeve pikante mund të ndikojë negativisht në simptomat.
Mjekët theksojnë se ndryshimi i stilit të jetesës dhe ushqimit është një nga hapat më të rëndësishëm në kontrollimin e sëmundjes. Në rastet me diarre rekomandohet kufizimi i frutave dhe perimeve të freskëta, ndërsa te kapsllëku këshillohet konsumimi më i madh i tyre. Gjithashtu, vitet e fundit po rekomandohet gjithnjë e më shumë dieta LOW FODMAP, e cila shmang ushqimet që fermentohen vështirë në zorrë, si produktet me grurë, qepa, bishtajoret, qumështi dhe disa ëmbëlsues artificialë. Ekspertët thonë se kjo dietë mund të ndihmojë në uljen e simptomave brenda 4 deri në 6 javë.


