Prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira, dhe partneri i saj, DJ Dagz, do të bëhen prindër për herë të dytë. Çifti, që tashmë ka një djalë, ka zbuluar me emocion se fëmija i tyre i ardhshëm është sërish djalë.
Gjatë momentit të veçantë të zbulimit të gjinisë, ata u shfaqën të lumtur dhe të rrethuar me përqafime e puthje, bashkë me vogëlushin e tyre, Trev.
Einxhel dhe Dagz u njohën në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, ku nisi edhe historia e tyre e dashurisë.