Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Efektet negative që sjell pagjumësia në trupin tuaj

    Efektet negative që sjell pagjumësia në trupin tuaj

    Shëndeti January 12, 2026Updated:January 12, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Të gjithë njerëzit kanë probleme me gjumë në ndonjë fazë të jetës së tyre dhe ka shumë faktorë të cilët mund ta shkaktojnë këtë fenomen, por për të cilët nuk jemi të vetëdijshëm.

    P.sh., stresi, ankthi, kequshqyerja, etj. mund t’ju parandalojnë ta përmbushni sasinë e rekomanduar të gjumit për të cilën ka nevojë trupi.
    Mbi 60 milionë njerëz në botë vuajnë nga pagjumësia çdo vit dhe zgjohen në mëngjes duke u ndjerë të lodhur dhe të palumtur.

    Por, cilat janë efektet anësore të këtij fenomeni?

    1-Mungesa e gjumit shkakton aksidente
    Mungesa e gjumit është rrezik i madh i sigurisë publike, e veçanërisht në rrugë. Lodhja mund t’jua ngadalësojë kohën e reagimit deri në atë nivel sikurse të jeni të dehur.

    Sipas ekspertëve, përgjumja është përgjegjëse për rreth 100,000 aksidente rrugore dhe 7,00 vdekje vetëm në ShBA.

    2-E ngadalëson procesin kognitiv
    Gjumi luan një rol të rëndësishëm kur është fjala për mendimin, procesimin dhe mësimin. Lodhja mund t’i ngadalësojë dukshëm këto procese.

    Veç kësaj, lodhja mund ta çrregullojë përqendrimin, vëmendjen, arsyen dhe procesin e zgjidhjes së problemeve – rrjedhimisht e parandalon trurin ta arrijë kapacitetin e plotë dhe shkakton vështirësi në shkollë dhe punë.

    3-Shkakton probleme serioze shëndetësore
    Sipas një studimi të fundit, 90% e njerëzve që vuajnë nga pagjumësia do ta kenë njërën prej problemeve të mëposhtme shëndetësore:

    – Diabet
    – Rrahje të parregullta të zemrës
    – Shtypje të lartë
    – Sëmundje të zemrës
    – Sulm të trurit

    4-Probleme të shëndetit mendor
    Mungesa e gjumit mund të shkaktojë simptoma të depresionit. Një studim ka zbuluar se ata që bëjnë më pak se gjashtë orë gjumë brenda një nate janë më të prirë të diagnostikohen me depresion dhe ankth. Veç kësaj, po të njëjtit shkencëtarë kanë thënë se personat që vuajnë nga pagjumësia janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë simptoma depresioni.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024453 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    Detoksifikimi digjital: pse dhe si ta praktikojmë

    January 14, 2026

    Rriten rastet e mashtrimeve përmes SMS-ve, bankat aktivizojnë kanale emergjente raportimi 24/7

    January 14, 2026

    “Shihemi edhe dy ditë”/ Çfarë po paralajmëron Dua Lipa?

    January 14, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version