Ed Sheeran po xhiron një videoklip të ri muzikor në ishullin Hvar të Kroacisë, një nga destinacionet më të bukura të Adriatikut. Lajmin e bëri publik vetë Zyra e Turizmit e qytetit të Hvarit, e cila ndau në rrjete sociale një foto të këngëtarit britanik me mbishkrimin “Shooting day”, duke shoqëruar postimin edhe me këngën e tij të famshme Shape of You.
Përveç Sheeranit, në xhirime merr pjesë edhe aktorja Phoebe Dynevor, e njohur për rolin e saj si Daphne në serialin e suksesshëm të Netflix, Bridgerton.