Shkenca thotë qartë – të ftohurën e shkaktojnë viruset, jo ajri i ftohtë. Klima mund të jetë problem vetëm nëse tharron ajrin, krijon ndryshime të menjëhershme temperature ose ka filtra të papastër që mbajnë baktere e myk.
Përdoreni pa frikë – kur është e mirëmbajtur, klima është aleati juaj më i mirë kundër vapës, jo armiku i shëndetit tuaj! Mjafton ta pastroni rregullisht, të shmangni dallimet ekstreme të temperaturës dhe të siguroni qarkullim të mirë ajri, që të përfitoni freski dhe rehati pa rrezikuar shëndetin.