George Michael, një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop, shpesh nuk ndihej pjesë e botës së yjeve pavarësisht suksesit dhe luksit që e rrethonte. Në një industri plot shkëlqim dhe festa madhështore, ai e ka pranuar se ndjente një distancë të brendshme dhe vështirësi për t’u lidhur me të tjerët. Në këtë realitet të ftohtë të famës, vetëm një emër kishte një vend të veçantë në jetën e tij Elton John, të cilin e konsideronte një nga miqtë e rrallë të vërtetë në mesin e figurave të njohura.
Marrëdhënia mes tyre ishte më shumë se bashkëpunim muzikor, edhe pse dueti i tyre legjendar “Don’t Let The Sun Go Down On Me” mbetet një moment ikonik në histori. Ishte një lidhje e ndërtuar mbi mirëkuptim dhe përvoja të përbashkëta, sidomos në përballjen me presionin e famës dhe jetën personale. Edhe pse Majkl mund të jetë ndjerë shpesh i vetmuar në mesin e turmave, prania e Elton John në jetën e tij ishte një dëshmi se edhe në botën më të ndritshme, lidhjet më të vlefshme janë ato më njerëzoret.


