Raven-Symoné, e njohur për rolin e Olivia Kendall në serialin legjendar The Cosby Show, ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj të fundit në ceremoninë e Gracie Awards në Beverly Hills. Aktorja 40-vjeçare u shfaq me një kostum elegant të zi dhe këmishë të bardhë, duke rikthyer nostalgjinë te publiku që e kujton nga vitet e saj si yll fëmijësh.
Pas suksesit në “The Cosby Show”, Raven-Symoné ndërtoi një karrierë të suksesshme në televizion dhe film me projekte si Dr. Dolittle, The Princess Diaries dhe serialin e Disney Channel That’s So Raven, që e bëri një nga figurat më të njohura të Disney-t në fillim të viteve 2000. Ajo ishte gjithashtu bashkëprezantuese në emisionin The View dhe sot drejton podcastin “Tea Time” me bashkëshorten e saj Miranda Pearman-Maday.
Megjithatë, paraqitja e saj e fundit riktheu në vëmendje edhe deklaratat kontraverse për Bill Cosby. Në një podcast vitin e kaluar, Raven-Symoné tha se beson në “ndarjen e autorit nga vepra”, duke theksuar se “The Cosby Show” ndryshoi historinë e televizionit amerikan, pavarësisht akuzave të rënda ndaj Cosby-t.


