Modelja Vittoria Ceretti, partnerja e aktorit të njohur Leonardo DiCaprio, pati një moment të sikletshëm gjatë dasmës luksoze të Jeff Bezos me Lauren Sanchez. Teksa po zbriste nga varka, fustani i saj i tejdukshëm u gris, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve dhe të mediave.
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit reaguan me komente të shumta – disa e quajtën incidentin “natyral dhe njerëzor”, ndërsa të tjerë vunë në dyshim zgjedhjen e veshjes. Pavarësisht momentit të vështirë, Ceretti ruajti qetësinë dhe elegancën, duke vazhduar mbrëmjen me klas.
