Ditën e sotme, Geraldina vajza e Princ Lekës dhe Elia Zaharias feston ditëlindjen. Leka ka zgjedhur ta urojë me disa foto të tyre ku përbri shkruan;
“E mira ime Geraldinë.
Në sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë; në buzëqeshjen tënde shoh arsyen pse bota është e mirë.Uroj që jeta të të përqafojë gjithmonë me dritë, me paqe dhe me njerëz që të duan siç të dua unë.
Të ecësh gjithmonë me zemrën plot guxim dhe me shpirtin plot ëndrra.Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im i vogël!