Fansat mund të shohin një nga fytyrat më të dashura në filmin e fundit të “Fast & Furious”, bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo.
Vin Diesel, protagonisti i sagës me rolin e Dominic Toretto-s, duket se ka konfirmuar rolin e futbollistit me një foto në Instagram.
“Të gjithë e kërkuan, a do të jetë ai në mitologjinë e ‘Fast’… Duhet t’ju them se ai është legjendë. Ne shkruam një rol për të….”
Nuk dihet ende asgjë për rolin e yllit të futbollit pasi edhe ai vetë s’e ka konfirmuar ende, por admiruesit presin ende të mësojnë kur do të dalë filmi. Universal nuk ka caktuar akoma një datë.
Filmi i 11-të që mendohet të jetë i fundit i historisë së famshme do të rikthejë Dwayne Johnson (Luke Hobbs), Jason Statham (Deckard Shaw), Jason Momoa (Dante Reyes), Jordana Brewster (Mia Torretto), Michelle Rodriguez (Letty Ortiz) etj.


