Pas 286 ditësh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), astronautët amerikanë Butch Wilmore dhe Sunita “Suni” Williams më në fund u rikthyen në Tokë. Ata zbarkuan në oqean pranë brigjeve të Tallahassee, Florida, pas një udhëtimi 19-orësh me një anije hapësinore të SpaceX, së bashku me astronautët Nick Hague dhe Aleksandr Gorbunov.
Wilmore dhe Williams kishin planifikuar të qëndronin vetëm 8 ditë, por defektet teknike në anijen Boeing Starliner shkaktuan vonesa të mëdha, duke i detyruar ata të kalonin gati 9 muaj në ISS. NASA, për arsye sigurie, vendosi të mos i kthente me anijen Boeing, duke i mbajtur atje derisa të sigurohej një kthim i sigurt me një mjet tjetër hapësinor. Pas disa shtyrjeve, ata më në fund u kthyen me një kapsulë të SpaceX, duke u pritur me entuziazëm nga ekipi në Tokë.