Dwayne Johnson e ktheu premierën e filmit live-action “Moana” në një ngjarje familjare, duke u shfaqur në tapetin e kuq i shoqëruar nga bashkëshortja Lauren Hashian dhe tri vajzat e tij: Simone (24), Jasmine (10) dhe Tiana (8). Ishte një nga paraqitjet e rralla publike të gjithë familjes së bashku.
Jasmine dhe Tiana tërhoqën vëmendjen me fustanet e tyre identike blu të zbukuruara me lule hibiskusi të kuqe, ndërsa Simone zgjodhi një fustan elegant të zi. Në premierë ishin të pranishëm edhe nëna e aktorit, Ata Johnson, ish-bashkëshortja e tij Dany Garcia dhe bashkëshorti i saj, Dave Rienzi.
Johnson rikthehet në rolin e gjysmëperëndisë Maui në versionin live-action të “Moana”, personazh të cilit i dha zërin edhe në filmin e animuar të vitit 2016 dhe vazhdimin e tij. Aktori ka treguar më parë se vajzat e tij janë fanset më të mëdha të Maui-t dhe madje kanë dhënë zërin për disa personazhe të vegjël në “Moana 2”.
Filmi “Moana” pritet të dalë në kinema më 10 korrik 2026 dhe është një nga premierat më të shumëpritura të verës.


