Dwayne Johnson ka prezantuar këngën e re “Your Dad”, pjesë e albumit “Moana: Voices Across the Ocean”, të frymëzuar nga filmi me aktorë “Moana”. Aktori dhe producenti tregon se kënga lindi nga dashuria për tri vajzat e tij: Simone, Jasmine dhe Tiana dhe synon të përcjellë mesazhin e mbështetjes, dashurisë dhe rolit të babait në jetën e fëmijëve.
Johnson zbuloi se momenti më emocionues erdhi kur vajza e tij 10-vjeçare, Jasmine, e pyeti për kuptimin e një vargu të këngës. Ai i shpjegoi se dashuria e saj e kishte ndihmuar të përballonte sfidat e jetës, një bisedë që e preku thellë të bijën. Albumi “Moana: Voices Across the Ocean” bashkon artistë nga ishujt e Paqësorit dhe shoqëron filmin e ri “Moana”, ndërsa Johnson e cilëson projektin si një nga më personalët e karrierës së tij.


