Dubai po përgatitet të hapë në shtator restorantin inovativ WOOHOO, afër Burj Khalifa — një eksperiencë ku inteligjenca artificiale, Chef Aiman, harton menunë, ambjentin dhe shërbimin Gatimet do të përgatiten nga kuzhinierë njerëzore, ndërsa AI-ja dhe kuzhinieri i njohur lokal, Reif Othman, përpunojnë sugjerimet e saj për balancë perfekte shijesh, duke synuar gjithashtu reduktimin e mbetjeve nëpërmjet përdorimit të pjesëve të panevojshme të përbërësve .
Ky koncept bashkon kreativitetin njerëzor me analizën e thelluar të AI-së për të krijuar kombinime të reja gastronomike, të bazuara në të dhëna mbi strukturën molekulare, teksturën, aciditetin dhe umami-n. Me këtë, Dubai synon të rrisë qëndrueshmërinë në kuzhinë dhe të shpërndajë modelin globalisht, duke licencuar teknologjinë e Chef Aiman tek restorante të tjera në botë