Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar këngëtaren me famë botërore Dua Lipa me nënshtetësi të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar si një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e vendit. Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Presidencë, Osmani theksoi se “Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme”.
Ky nderim vjen si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të Dua Lipës në promovimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, si dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm në organizimin e festivalit Sunny Hill që ka vendosur Prishtinën në hartën e festivaleve më të mëdha në Evropë. Ceremonia u prit me entuziazëm nga publiku dhe mediat, ndërsa fotot e momentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
https://x.com/i/status/1951221394550800765


