Dua Lipa ka nisur festimet për ditëlindjen e saj të 31-të me pushime familjare në Ibiza. Këngëtarja u fotografua në plazh dhe në një jaht së bashku me motrën Rina dhe vëllain Gjin Lipa.
Për këtë paraqitje, Dua zgjodhi bikini Gucci me motive leopardi, të kombinuara me një minifund të së njëjtës linjë.
Këngëtarja, e cila sot mbush 31 vjeç ndau edhe fotografi nga pushimet, duke treguar se kthimi në ishullin e saj të preferuar është bërë tashmë pjesë e pandashme e verës.


