Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente të paharrueshme nga pushimet verore, duke i kaluar pranë partnerit të saj, aktorit Callum Turner, dhe miqve më të afërt.
Në postimet e saj në Instagram, Dua shfaqet e qetë dhe e lumtur, duke shijuar plazhin, detin dhe mjediset natyrore mahnitëse. Në disa foto, ajo shihet e veshur me një fustan elegant.
Vetë këngëtarja e ka shoqëruar një prej postimeve me mbishkrimin:
“Festime të parakohshme të ditëlindjes në ishullin tim të preferuar me njerëzit e mi të preferuar, duke veshur fustanin më të bukur që Simon e bëri për mua… Nuk mund të pres për 30-tat.”
