Dua Lipa dhe Callum Turner tashmë e kanë bërë publike romancën e tyre në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.
Pas disa muajsh dalje e raportime për jetën private, këngëtarja e “Houdini”, 28-vjeçare, ka konfirmuar lidhjen me aktorin britanik, 33-vjeçar, teksa ka ndarë disa fotografi në Instagram.
Në një moment, dyshja shihen të shtrirë në një ambient të hapur dhe duke parë njëri-tjetrin në sy. Turner këto ditë ka qenë me artisten shqiptare në festivalin “Glastonbury”, ku ishte njëra nga performueset kryesore të ngjarjes.
Romanca e re e Duas vjen pak muaj pas ndarjes nga regjisori i famshëm, Romain Gavras.