Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Callum Turner, janë shfaqur të përqafuar në rrugët e New York-ut. Ata dukeshin të lumtur, duke shijuar së bashku motin me diell.
Dua ishte veshur thjeshtë, por dukej shume elegante, duke kombinuar xhinset dhe një këmishë të zezë, dhe duke mbajtur një çantë të zezë mbi supe. Çifti dukej i lumtur duke demonstruar lidhjen e tyre të fortë.