Këngëtarja ndërkombëtare Donna Dafi është shpallur si fytyra e re e markës së modës “Escada” për vitin 2025. Në njoftimin e tyre në rrjetet sociale, “Escada” e përshkruan atë si një sensacion global, këngëtare me zë të fuqishëm dhe ikonë të vërtetë të stilit. Për të festuar këtë bashkëpunim, Donna Dafi ka krijuar një këngë të dedikuar për markën, e cila pritet të publikohet më 21 shkurt 2025. Aktualisht, imazhi i saj është shfaqur në të gjitha dyqanet e “Escada” në mbarë botën, si dhe në platformat digjitale dhe të printuara.
