Donatella Versace, stilistja e famshme italiane, është shfaqur në prezantimin e muzikalit “The Devil Wears Prada” në Londër me një pamje të ndryshuar dukshëm të fytyrës. Fotot nga ngjarja, të cilat vetë Donatella i publikoi në Instagram, shkaktuan komente dhe spekulime të shumta për procedurat estetike që iu nënshtrua. Shumë fansa supozojnë se Donatella ka bërë operacione të reja estetike, duke krahasuar fotot e saj me ato të një viti më parë.
Kirurgët plastikë, duke komentuar pamjen e saj, përmendin mundësinë e përdorimit të botoksit, fillerëve si dhe trajtimeve me laser. Kjo nuk është hera e parë që Donatella shkakton thashetheme për operacione plastike; Dalja e saj e mëparshme, veçanërisht në vitin 2014, ka qenë gjithashtu objekt debatesh të ngjashme. Krahas komenteve për procedurat estetike, përmendet edhe mundësia që fotot në Instagram të jenë përpunuar me programe kompjuterike për zbukurim, çka e vështirëson edhe më shumë diskutimin për pamjen e saj reale.
![](https://radiovalarinore.com/wp-content/uploads/2024/12/image-6-659x1024.png)