Regjisori i filmit “Home Alone 2”, Chris Columbus, ka treguar një detaj interesant rreth xhirimeve të këtij filmi. Ai zbuloi se ata kishin lejuar xhirimin e një skene në hotelin “Plaza” në New York vetëm nëse Donald Trump shfaqej në filmin e tyre.
Trump, i cili ishte pronar i këtij hoteli në atë kohë, kishte bërë këtë kusht përpara se ata të mund të përdornin ambientet e hotelit për xhirimet.
Ndërkohë, Donald Trump thotë se ishte ai që u kërkua nga produksioni të shfaqej në film dhe se prezantimi i tij ndihmoi për suksesin e filmit.