Presidenti Donald Trump nuk humbi rastin për të thumbuar Taylor Swift pas humbjes së Kansas City Chiefs ndaj Philadelphia Eagles në Super Bowl.
Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkroi: “E vetmja që pati një natë më të keqe se Kansas City Chiefs ishte Taylor Swift. Ajo u fishkëllua jashtë stadiumit. MAGA nuk fal!”
Trump iu referua momentit kur imazhi i këngëtares u shfaq në ekranin gjigant të Caesars Superdome në New Orleans, duke shkaktuar fishkëllima nga publiku. Swift, e cila ishte aty për të mbështetur të dashurin e saj, Travis Kelce, u duk e befasuar, por e kaloi me të qeshura.
Kjo nuk është hera e parë që Trump sulmon këngëtaren. Ai ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij që prej mbështetjes së saj për Kamala Harris në zgjedhjet e vitit 2024. Megjithatë, përkundër kësaj mbështetjeje, Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.