Fruti i dragoit, i njohur për shijen e tij të veçantë – një kombinim mes kivit dhe dardhës dhe ofron përfitime të shumta për shëndetin.
Origjina e tij gjendet kryesisht në Meksikë dhe Amerikën Qendrore, ndërsa sot është i përhapur në shumë tregje botërore për shkak të vlerave ushqyese dhe shijes së këndshme.
Ky frut tropikal është i pasur me fibra, magnez, hekur, vitaminë C dhe vitaminë E – elementë të rëndësishëm për funksionimin e mirë të organizmit. Konsumimi i rregullt i frutit të dragoit ndihmon në përmirësimin e tretjes, mbështet shëndetin e zorrëve dhe kontribuon në forcimin e sistemit imunitar.