Britney Spears mund të jetë krenare për djemtë e saj, pasi ata kanë bërë debutimin e tyre si model në pistën e modës gjatë Javës së Modës në Paris.
Sean Preston Federline (20) dhe Jayden James Federline (19), djemtë e Britney Spears dhe Kevin Federline, parakaluan për markën Vetements në prezantimin e koleksionit Menswear Spring/Summer 2027 gjatë Paris Fashion Week.
Sean u shfaq me një xhaketë të gjatë sateni të zezë, këmishë dhe kravatë të zezë, të kombinuara me xhinse, ndërsa Jayden zgjodhi një stil më casual me kanotiere të bardhë, xhinse të zbehura, rrip lëkure dhe zinxhirë dekorativë.
Ky ishte debutimi i parë i të dy vëllezërve në pasarelë. Jayden kishte bërë vetëm pak javë më parë paraqitjen e tij të parë në tapetin e kuq në një event të modës të Dior në Los Anxhelos, ndërsa tashmë të dy po hedhin hapat e parë në botën e modelimit.
Sipas raportimeve, as Britney Spears dhe as Kevin Federline nuk ishin të pranishëm në shfaqje, duke u lënë djemve të tyre gjithë vëmendjen e publikut.


