Miliarderja dhe influencerja amerikane, Kim Kardashian, bëri një hap të papritur duke ndarë një video të djalit të saj Saint (8 vjeç) që ecte në një fushë futbolli pranë lojtarit të njohur, Lionel Messi.
Momenti i jashtëzakonshëm ndodhi para ndeshjes mes Inter Miamit dhe L.A Galaxy në Los Angeles të dielën në mbrëmje.
Kim Kardashian e shoqëroi videon me komentin: “Saint duke ecur me Messin në fushë gjatë ndeshjes LA Galaxy kundër Inter Miamit, ai po e jeton ëndrrën absolute.”
Megjithatë, disa përdorues të rrjeteve sociale kanë shprehur dyshime dhe kritika lidhur me këtë moment. Ata vlerësuan se në vend të djalit të Kim Kardashian, mund të kishte qenë më e përshtatshme të ishte një fëmijë tjetër që të kishte këtë mundësi.