Disney ka publikuar trailerin zyrtar për versionin live-action të filmit të njohur Moana, ku debuton Kathryn Lagaaya në rolin kryesor, ndërsa Dwayne Johnson rikthehet si Maui. Filmi do të ndjekë historinë e njohur të vajzës që niset në një udhëtim përtej ishullit Motunui për të shpëtuar popullin e saj, me skena dhe këngë ikonike që fansat i njohin nga versioni i animuar.
I love how they’re not even pretending to give a fuck about the quality of these things anymore. They know they can just make an SNL skit and it’ll make a billion dollars https://t.co/oGnYVzhTY9
— bailey (@baileylikemovie) March 23, 2026
Megjithatë, si shumë adaptime të Disney-t, edhe ky projekt ka ngjallur reagime të përziera në rrjetet sociale, ku disa fansa kritikojnë mungesën e origjinalitetit dhe efektet vizuale.
Lifeless, soulless trash boutta make a billion dollars 😭 https://t.co/6XwaF3mqpu
— John | 🇵🇷 (@SchwayJohn) March 23, 2026
Filmi, i cili përmban muzikë nga Lin-Manuel Miranda dhe bashkëpunëtorët e tij, pritet të dalë në kinema më 10 korrik dhe tashmë ka krijuar shumë debat mes publikut.


