Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë

    Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë

    Shëndeti December 8, 20253 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sytë mund të jenë pasqyrë e shpirtit (sipas një proverbi të vjetër), por janë gjithashtu një pasqyrë e qartë e shëndetit, ku informacioni që ata mund të zbulojnë është i jashtëzakonshëm. Shumë probleme shëndetësore shfaqin simptoma në të gjithë trupin – disa në lëkurë, të tjerë në gojë, madje edhe tek thonjtë e gishtave.

    Ndërsa sytë zbulojnë një përqindje më të lartë të problemeve shëndetësore. Më shumë se 30 gjendje shëndetësore shfaqin simptoma në sy. Prandaj doktorët e syve janë zakonisht të parët që pikasin probleme të caktuara në trup.

    Ja cilat janë ato:

    #1 Njollat e kuqe, të shkaktuara nga pikat e gjakut në sy, mund të jenë shenjë e diabetit, një sëmundje që po përhapet gjithmonë e më shumë tek njerëzit. Kur rriten nivelet e sheqerit në gjak, enët e gjakut fillojnë të bllokohen dhe të ënjten. Kështu mund të plasin enët e vogla të gjakut në retinë, duke shkaktuar gjakderdhje. Nëse nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë probleme me shikimin, madje dhe verbim.

    #2 Sytë e përgjakur mund të shkaktohen edhe nga shumë gjendje të tjera shëndetësore, duke filluar nga një kollë intensive deri tek infeksioni fungal.

    #3 Sytë e skuqur, të acaruar apo të ënjtur janë shpesh simptoma të alergjive, të shkaktuara nga ajrit i ndotur, pluhuri ose grimcat e ngurta.

    #4 Sytë e tharë janë efekt anësor si të përdorimit të kompjuterit ashtu edhe të disa ilaçeve, si pilulat e gjumit, ato për lehtësimin e dhimbjeve, depresionit etj. Sëmundjet autoimune mund të shkaktojnë gjithashtu tharje të syve, sidomos sindroma Sjögren, që dëmton gjëndrat zbutëse dhe prekin më shumë të moshuarat.

    #5 Të shohësh vetëm larg – Shumë njerëz me kalimin e moshës e humbasin aftësinë për t’u fokusuar në gjërat që i kanë afër, si tek menutë në restorant, megjithatë, edhe disa ilaçe të caktuara, si diuretikët, antidepresantët, mund ta shkaktojnë këtë gjendje, të quajtur largpamësi, në moshë më të hershme.

    #6 Vizioni i turbullt mund të shkaktohet nga një listë e gjatë problemesh shëndetësore, megjithatë, për ata që janë të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut, mund të jetë një shenjë që duhet të kontrollohen menjëherë tek mjeku. Në rastet kur shikimi fillon të errësohet nga efektet anësore të hipertensionit, duhet të merret menjëherë një trajtim mjekësor, pasi rrezikohet shikimi.

    #7 Melanoma – Okulistët mund të jenë të parët që mund të zbulojnë disa lloje kanceri. Një okulist mund të kontrollojë për melanomën okulare, një formë e rrallë e melanomës që zakonisht nuk mund të zbulohet duke u parë në pasqyrë. Nëse përjashtohen shkaktarët e tjerë të presionit ose dhimbjeve në sy, ekspertët thonë se okulistët mund të vërejnë për një tumor të mundshëm në tru.

    #8 Kolesteroli i lartë mund të shkaktojnë shpesh unaza të bardha përreth syve, si dhe njolla të verdha tek qepallat. Këto shenja shfaqen më shumë tek të moshuarit, megjithatë, në çdo rast, ata mund të paralajmërojnë se duhet të bëhet një kontroll i niveleve të kolesterolit.

    Mjeku endokrinolog pediatër, shpjegon dëmet që mund të shkaktojë mungesa e kësaj vitamine në organizëm. Një rëndësi të veçantë është ushqyerja e fëmijëve me gji dhe ekspozimi i gjatë në diell.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024451 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024433 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023339 Views
    Our Picks

    Meta detyrohet t’u japë përdoruesve në BE më shumë kontroll mbi reklamat e personalizuara

    December 8, 2025

    Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez

    December 8, 2025

    Spalleti për Zhegrovën: Mund të luajë në 15 metrat e fundit, veç 15 minuta!

    December 8, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version