Këngëtarja britanike dhe ish-ylli i “X Factor”, Diana Vickers (34 vjeçare), ka rrëfyer një përvojë të pazakontë në shtëpinë e aktorit Leonardo DiCaprio (50 vjeçar).
Ajo tregoi se u ftua nga një mik i aktorit, duke menduar se bëhej fjalë për një festë të madhe, por përfundoi vetëm duke parë televizor me DiCaprion – një situatë që e cilësoi “shumë të çuditshme”.
Në podcast-in e saj, ajo foli edhe për marrëdhëniet me partnerë më të mëdhenj dhe më të rinj në moshë, duke pranuar se ka pasur vështirësi me meshkujt më të rinj për shkak të papjekurisë së tyre.