Buzëqeshja është ndër gjërat e para që vëmë re te një person – ajo është simbol i shëndetit, vetëbesimit dhe bukurisë. Por pas një buzëqeshjeje të bukur fshihet më shumë sesa thjesht pamja e jashtme.
Dhëmbët e prishur nuk janë vetëm një problem estetik. Ata përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin e përgjithshëm të organizmit.
Çfarë i shkakton prishjet e dhëmbëve?
Shkaku kryesor është pllaka bakteriale që grumbullohet në sipërfaqen e dhëmbëve dhe prodhon acide që dëmtojnë smaltin. Faktorë të tjerë përfshijnë:
- Ushqyerja e pasur me sheqer dhe ushqime acidike
- Higjiena e pamjaftueshme orale
- Mungesa e vizitave të rregullta te stomatologu
- Ulja e prodhimit të pështymës, që dobëson mbrojtjen natyrale të gojës
Si ndikojnë dhëmbët e prishur në shëndet?
- Dhimbje të forta që ndikojnë në përditshmëri
- Infeksione të cilat mund të përhapen në inde të tjera dhe të shkaktojnë abscese apo inflamacion
- Vështirësi në përtypje, që ndikojnë në tretje dhe ushqyerje të shëndetshme
- Ndryshime në pamje, që prekin vetëvlerësimin dhe mund të shkaktojnë ankth social.