Në jug të Spanjës, në rajonin Andaluzia pranë Almerías, ndodhet përqendrimi më i madh i serrave në botë, i njohur si “deti i plastikës”. Mbi 30,000 hektarë tokë janë të mbuluar me sera, duke krijuar një pamje të bardhë që mund të shihet edhe nga hapësira. Kjo zonë prodhon rreth 3.5 milionë ton perime çdo vit nga domatet dhe specat deri te kastravecët dhe pjepër – duke furnizuar një pjesë të madhe të Evropës gjatë gjithë vitit.
Suksesi i këtij modeli vjen nga kombinimi i teknologjisë moderne dhe inovacionit, si ujitja “pikë-pikë”, kontrolli i mikroklimës dhe përdorimi i metodave natyrore kundër dëmtuesve. Megjithatë, përveç përfitimeve ekonomike, ky sistem përballet edhe me sfida, si ndikimi mjedisor dhe kushtet e punës për mijëra punëtorë migrantë. Pavarësisht kritikave, Almeria mbetet një shembull global i bujqësisë intensive dhe një laborator i gjallë për të ardhmen e prodhimit të ushqimit.


