Legjenda e bejsbollit amerikan, Derek Jeter, ka festuar 52-vjetorin e lindjes, ndërsa me këtë rast janë rikthyer në vëmendje disa nga fotografitë e rralla familjare me bashkëshorten Hannah Jeter dhe katër fëmijët e tyre.
Ish-ylli i New York Yankees dhe modelja Hannah Jeter janë të martuar prej vitit 2016 dhe janë prindër të katër fëmijëve: vajzave Bella Raine, Story Grey dhe River Rose, si dhe djalit Kaius Green, i lindur në vitin 2023. Çifti njihet për faktin se e mban jetën private larg vëmendjes së publikut dhe rrallë publikon fotografi të fëmijëve të tyre.
Megjithatë, në raste të veçanta, si ceremonia e futjes së Jeter në Sallën e Famës së Bejsbollit apo festimet me New York Yankees, familja është shfaqur së bashku, duke ofruar momente të ngrohta që kanë fituar simpatinë e fansave. Fotografitë tregojnë një anë më personale të ish-sportistit, i cili shihet duke kaluar kohë me fëmijët dhe duke shijuar rolin e babait.


