Depilimi me laser është metoda e vetme mjekësore dhe e përhershme për heqjen e qimeve trupore, e cila preferohet gjithnjë e më shumë nga gratë, por edhe nga burrat. Ndryshe nga metodat e përkohshme si rruajtja apo depilimi me dyllë, kjo teknikë eliminon qimet në mënyrë të qëndrueshme përmes nxehtësisë që dëmton rrënjën e qimes. Sipas dermatologëve, procedura është e sigurt dhe efektive, pasi rrezet e laserit veprojnë vetëm në rrënjën e qimes, pa dëmtuar lëkurën përreth.
Reaksionet e padëshiruara janë të rralla dhe të lehta – skuqje, irritim apo pigmentim i përkohshëm. Megjithatë, ekspozimi në diell menjëherë pas trajtimit mund të çojë në komplikime, ndaj rekomandohet që cikli i epilimit të nisë pas verës, në muajt tetor ose nëntor. Pajisjet shtëpiake që funksionojnë me dritë të pulsuar (IPL) mund të jenë ndihmuese, por kërkojnë më shumë përsëritje dhe kujdes të shtuar për shkak të mungesës së trajnimit profesional.