Deni Devito është një nga aktorët që ka lënë gjurmë të thella në kujtesën e publikut. Shikuesit e njohin nga roli i Frenkut në serinë “Është gjithmonë me diell në Filadelfia”, por edhe si partner komik i Arnold Shvarcenegerit në filmin “Binjakët”. Megjithatë, roli i tij më i paharrueshëm mbetet ai i Pingvinit në filmin “Kthimi i Betmenit” (1992), ku në vizionin e Tim Burton-it solli një figurë groteske dhe të frikshme që u bë një nga antagonistët më të dalluar në historinë e filmave me superheronj.
Edhe pas më shumë se 30 vitesh, Devito shprehet me nostalgji për këtë rol, duke thënë se do ta rikthente me dëshirë nëse do t’i jepej mundësia. Ai gjithashtu ka përgëzuar interpretimin e fundit të Kolin Farel-it në filmin “The Batman” (2022), megjithëse e konsideron krejt ndryshe nga të vetin. Përkundër moshës, Devito mbetet aktiv në skenë, seriali i tij i famshëm po vazhdon me sezone të reja, ai jep zë në animacione si “Rick and Morty” dhe shfaqet në projekte të reja televizive, duke dëshmuar se karriera e tij ende është larg përfundimit.