Festivali i Filmit në Kanë i këtij viti ka mbledhur yjet më të mëdhenj të aktrimit dhe showbizit, duke përfshirë Demi Moore. Pas 25 vitesh, aktorja hollivudiane u shfaq në tapetin e kuq, duke mahnitur publikun me pamjen e saj.
Një ditë më pas, ajo u paraqit para gazetarëve me një fustan të bardhë me pika të zeza, e shoqëruar nga qeni i saj. Pamja e saj vazhdon të sfidojë vitet, duke treguar se duket më mirë se 10 vjet më parë.