Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Deklarata që tronditi fansat e serialit legjendar

    Deklarata që tronditi fansat e serialit legjendar

    Featured February 22, 2026Updated:February 22, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Më shumë se 25 vite pas premierës, seriali kult The Sopranos vazhdon të ndezë debate, këtë herë jo për mafien, por për politikën.

    Aktori Michael Imperioli, i njohur për rolin e Kristofer Moltisantit, ka habitur publikun me një deklaratë të fortë: nëse seriali do të xhirohej sot, shumë nga personazhet – përfshirë edhe Toni Soprano – mund të ishin mbështetës të Donald Trump.

    Në një intervistë të fundit, Imperioli theksoi se seriali në thelb flet për ëndrrën amerikane, sidomos përmes syve të emigrantëve italianë.

    “Sot do të ishte shumë interesante të shihej si do të përballeshin këta personazhe me klimën aktuale politike në SHBA. Shumë prej tyre ndoshta do të ishin votues të Trump-it dhe kjo është ironike,” u shpreh ai.

    Ai rikujtoi se italianët që emigruan në SHBA dikur përballeshin me paragjykime dhe shpesh nuk kishin dokumente një realitet që bie ndesh me retorikën e sotme kundër emigrantëve.

    The Sopranos (1999–2007) konsiderohet si një nga serialet më të rëndësishëm të të gjitha kohërave, duke hapur rrugën për produksione si Mad Men dhe Breaking Bad.

    Historia e Tonit (i luajtur nga i ndjeri James Gandolfini) një bos mafie që përballet me ankth dhe probleme familjare – vazhdon të mbetet një reflektim i errët, por realist i shoqërisë amerikane.

    Gjatë pandemisë, Imperioli së bashku me kolegët e tij rikthyen interesin për serialin përmes podcast-it “Talking Sopranos”, i cili u bë shumë i ndjekur nga fansat që e rishikonin serialin “për herë të miliontë”.

    “Është e çuditshme që një serial për kriminelë dhe narkomanë konsiderohet ‘ushqim për shpirtin’, por për shumë njerëz është pjesë e kujtimeve familjare,” tha ai.

    Deklarata e Imperiolit ka hapur një debat të ri:
    A do të ishin mafiozët e Nju Xhersit pjesë e lëvizjes MAGA sot?

    Një gjë është e sigurt – edhe pas më shumë se dy dekadash, “Sopranot” vazhdojnë të jenë aktuale dhe provokuese.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024455 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    Deklarata që tronditi fansat e serialit legjendar

    February 22, 2026

    Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare Rondale Moore

    February 22, 2026

    WhatsApp sjell “mesazhet spoiler” dhe përmirësime për grupet

    February 22, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version