Dehidratimi gjatë të nxehtit veror mund të ngadalësojë funksionimin e të gjitha organeve dhe sistemeve trupore. Shenjat paralajmëruese përfshijnë lodhjen, dhimbjen e kokës, përgjumjen, dobësinë e përgjithshme, probleme me tretjen dhe vështirësi në përqendrim apo kujtesë.
Për të ruajtur ekuilibrin në organizëm, rekomandohet konsumimi i pijeve që përmbajnë kombinim të karbohidrateve, vitaminave dhe elektroliteve. Këto pije është më mirë të ruhen në termo-shishe për të mbrojtur përbërjen dhe temperaturën e tyre.