Në një shprehje të sinqertë të dashurisë dhe respektit, Sabri Fejzullahu i dedikon fjalë të ngrohta këngëtares së njohur Adelina Ismaili.
Në një mesazh të mbushur me ndjenja, Sabriu shprehet: “Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje. Ti je bukuria dhe thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive. Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike.” Ky mesazh përcjell jo vetëm thellësinë e marrëdhënies së tyre, por edhe vlerësimin e thellë që Sabriu ka për kontributin e Adelinës në artin dhe kulturën shqiptare.
Me dashuri dhe admirim, ai përfundon, “I yti e me plotë dashni, axha Sabri…” Ky dedikim është një dëshmi e bukur e lidhjes së veçantë mes dy figurave të dashura të muzikës shqiptare.