Në Netflix është publikuar një mini-serial tronditës që ka tërhequr vëmendjen e dashamirëve të thrillerëve psikologjikë. Shikuesit e përshkruajnë si një prodhim që “të ngulit pas ekranit” dhe që nuk mund të ndalet pa u parë i tëri në një ditë.
Bëhet fjalë për serialin Dear Child, i bazuar në romanin me të njëjtin titull nga autorja Romy Hausmann. Seriali është krijuar dhe realizuar nga autorë gjermanë, ndërsa në rolet kryesore luajnë Kim Riedle, Naila Schuberth dhe Sammy Schrein.
Ngjarja ndjek historinë tronditëse të Lenës, një grua që mbahet e izoluar për pesë muaj së bashku me dy fëmijët, Hanën dhe Jonatanin.
Seriali është vlerësuar me nota të larta dhe cilësohet si një nga prodhimet më të mira të kohëve të fundit.