Reperi DDG, ka akuzuar ish-partneren e tij, këngëtaren dhe aktoren Halle Bailey, për pengimin e takimeve me djalin e tyre, Halo. Në një postim në platformën X, DDG shkroi: “Jam duke luftuar prej muajsh për të parë djalin tim… përshëndetje për të gjithë baballarët që përpiqen të jenë prezentë. Kjo situatë është e tmerrshme.” Më vonë, ai e fshiu këtë postim.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë, DDG shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se ndihet si një dado, pasi kujdestarja e fëmijës e sheh më shpesh djalin e tij sesa ai vetë. Ai shtoi se nuk e di as emrin e kujdestares dhe e konsideron këtë situatë të padrejtë. DDG po mendon të ndjekë rrugën ligjore dhe po mban shënim ditët që kalojnë pa e parë djalin e tij. Sipas tij, kur marrëdhënia mes tij dhe Halle nuk është në kushte të mira, ajo e përdor prindërimin e përbashkët si një armë.
Çifti festoi së bashku ditëlindjen e parë të Halo-s në dhjetor, pas ndarjes së tyre në tetor. Deri më tani, Halle Bailey nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre akuzave.
