David dhe Victoria Beckham po festojnë 26-vjetorin e martesës dhe me këtë rast, ish-futbollisti ndau një seri fotosh të tyre ndër vite, së bashku me një mesazh urimi për gruan e tij.
Beckham-ët janë një nga çiftet e famshëm që kanë jetuar më gjatë në botë dhe, pasi u takuan në vitin 1996, thanë se ishte dashuri me shikim të parë dhe u martuan tre vjet më vonë.
Duke ndarë foto të tyre së bashku gjatë viteve, David shkroi: “Sot shënon 26 vjet që kur më the ‘Po’. Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit që më dhe fëmijët tanë të bukur dhe që ndërtove jetën që kemi së bashku”.
“Të dua znj. Beckham”, tha ai.