David Bowie ka shprehur gjithmonë admirimin e tij të thellë për kolegët që e frymëzuan, veçanërisht për ata që u bënë edhe mentorë të tij. Ndër ta, një nga më të rëndësishmit ishte John Lennon.
Në një intervistë të vitit 1999, Bowie e cilësoi Lennon-in si mentorin e tij më të madh, duke theksuar ndikimin e thellë që kishte pasur në të. “Ai më tregoi si mund të deformohet dhe riformësohet struktura e muzikës pop, duke e pasuruar me elemente nga arti të ndryshëm, për të krijuar diçka unike dhe të fuqishme,” shpjegonte ai.
Takimi i tyre i parë ishte një moment kyç për Bowie-n, i cili ishte i emocionuar dhe i frikësuar njëkohësisht. Sipas producentit Tony Visconti, ky takim u kthye shpejt në një miqësi të madhe, kur të dy nisën të vizatonin karikatura të njëri-tjetrit dhe të qeshnin së bashku.
Kjo lidhje solli një bashkëpunim të paharrueshëm në vitin 1975 me këngën Fame, një prej hiteve më të mëdha të Bowie-t. Për të, ky moment ishte një ëndërr e bërë realitet, nga një ndjekës dhe admirues, ai u bë bashkëpunëtor i idhullit të tij.


