Aktori i “Spider-Man”, Jacob Batalon, dhe bashkëshortja e tij, dizajnerja Veronica Leahov, kanë festuar martesën me një ceremoni romantike treditore në jug të Francës. Çifti ishte martuar ligjërisht më herët në një ceremoni private.
Festimet u zhvilluan në një kështjellë luksoze në Provence, me vetëm 56 të ftuar. Mes tyre ishin edhe kolegët e Batalon nga “Spider-Man”, përfshirë Tom Holland dhe Zendaya.
Çifti shkëmbeu betime të shkruara me dorë gjatë ceremonisë në ambient të hapur. Mbrëmja vazhdoi me muzikë live, kërcim, një magjistar dhe spektakël fishekzjarrësh. Batalon dhe Leahov e përshkruan festën si një “ëndërr të bërë realitet”.
Ata u njohën në vitin 2023 dhe u fejuan në mars 2025. Pas dasmës, çifti planifikon muajin e mjaltit në një destinacion tropikal që po e mbajnë sekret.


