Jeta private e ikonës së Hollywood-it Marilyn Monroe vazhdon të zgjojë interes edhe dekada pas vdekjes së saj. Përveç karrierës së jashtëzakonshme në film, Marilyn ishte vazhdimisht në qendër të vëmendjes edhe për lidhjet e saj romantike me disa nga emrat më të njohur të kohës.
Ajo u martua tri herë, illimisht me James Dougherty, më pas me legjendën e bejsbollit Joe DiMaggio dhe më vonë me dramaturgun Arthur Miller. Përveç martesave, Marilyn u lidh edhe me figura të famshme si Frank Sinatra, Marlon Brando dhe regjisori Elia Kazan.
Ndër marrëdhëniet më të përfolura mbeten edhe thashethemet për lidhje me presidentin amerikan John F. Kennedy. Edhe sot, historia e dashurive të Marilyn Monroe mbetet pjesë e mitit që e ka shndërruar atë në një nga figurat më ikonike të kulturës pop.


