Dafina Zeqiri, këngëtarja e njohur shqiptare, kurorëzoi dashurinë e saj me të dashurin Kreshnik Gjergji të premten mbrëma, duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni private në Prishtinë. Në ngjarjen ishin të pranishëm vetëm të afërmit më të ngushtë të çiftit.
Këngëtarja ndau disa momente të veçanta nga dita e saj e madhe me ndjekësit në rrjetet sociale, duke sjellë edhe më afër këtë çast të rëndësishëm për jetën e saj personale.