Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të veçantë nga jeta familjare. Ajo ka publikuar një foto të djalit të saj, duke shënuar 4-mujorin e lindjes me mbishkrimin plot ndjenja: “Urime katër muaj dritë.”
Ky postim i ëmbël ka prekur fansat e saj, të cilët kanë reaguar me komente pozitive dhe urime të shumta. Dafina, e njohur për energjinë dhe origjinalitetin e saj, ka treguar edhe një herë anën e ndjeshme dhe të përkushtuar si nënë.


