Superylli global i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka lansuar një kanal të ri në YouTube dhe e ka bërë me stil. Në videon e tij të parë, të titulluar “Bernabeu”, legjenda portugeze shfaqet duke luajtur padel me djalin e tij, një moment i rrallë dhe personal që adhuruesit e tij anembanë botës patën mundësinë ta shohin.
Videoja, e cila mban titullin intriguese “Bernabeu… pressure… 90,000”, përfshin skena që reflektojnë presionin dhe emocionet e përjetuara në Santiago Bernabeu, një nga stadiumet më ikonike në botë. Brenda vetëm pak orëve nga publikimi, videoja arriti mbi 4 milionë shikime, duke dëshmuar edhe një herë popullaritetin e jashtëzakonshëm të Ronaldos dhe lidhjen e ngushtë që ai ka me tifozët e tij.