Gjatë një koncerti madhështor në Wembley Stadium, Coldplay u bë pjesë e një momenti shumë të veçantë. Një fans ngriti një pankartë për t’i propozuar partneres martesë dhe Chris Martin, me humorin e tij të veçantë, e ktheu momentin në një spektakël plot emocione. Ai vendosi të “bëjë një kontrolle sigurie” para se të lejonte skenën romantike. Ai e pyeti nëse vajza ishte partnerja e tij, nëse nuk ishin kushërinj dhe disa pyetje te ngjajshme dhe pasi mori përgjigjet e duhura, e inkurajoi të ulej në gjunjë.
Atmosfera shpërtheu nga duartrokitjet kur fansi propozoi dhe partnerja e tij pranoi. Martin e shoqëroi momentin duke improvizuar një këngë, duke i uruar çiftit dashuri të përjetshme. Ky gjest i veçantë, i cili ndodhi pas një serie skandalesh të tjera me “kiss cam” në koncertet e bendit, tregoi edhe një herë se Coldplay di si të krijojë kujtime të paharrueshme për publikun e tij.