Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber, kanë folur publikisht për humbjen e djalit të tyre, Presley Gerber, i cili ndërroi jetë më 20 shtator, në moshën 27-vjeçare. Pothuajse një muaj pas vdekjes së tij, familja publikoi në Instagram një fotografi bardhezi të Presley-t, të shoqëruar me një mesazh prekës, të nënshkruar nga prindërit dhe motra e tij, Kaia. Ata shprehën dhimbjen e thellë për humbjen e djalit dhe vëllait të tyre, duke e kujtuar si një shpirt të ëmbël, të dashur dhe të ndjeshëm. Familja theksoi se ndihej me fat për 27 vitet e kaluara me të dhe krenare për mirësinë e tij.
Në mesazhin e tyre, Crawford dhe familja falënderuan miqtë, të afërmit dhe njerëzit e panjohur për dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke e mbyllur dedikimin me fjalë dashurie të përhershme për Presley-n. Perndryshe ai ndodhej në një qendër rehabilitimi në Santa Monica kur ndërroi jetë. Autoritetet po e hetojnë rastin dhe shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Presley kishte folur më herët publikisht për vështirësitë e tij me shëndetin mendor dhe varësinë, ndërsa familja i kishte qëndruar pranë gjatë përpjekjeve për trajtim.


