Erling Haaland, i njohur për sukseset e tij në fushën e futbollit, ka zbuluar edhe shijet e tij kinematografike. Sulmuesi norvegjez përzgjodhi katër filmat që i konsideron të preferuarit e tij.
Në vend të parë ai përmendi “The Wolf of Wall Street”, filmin e Martin Scorsese me Leonardo DiCaprion. Në listën e Haalandit u përfshinë edhe dy filma epikë historikë: “Gladiator” dhe “Troy”, të cilët dallohen për betejat, aksionin dhe personazhet e fuqishme.
Zgjedhja e fundit ishte komedia e famshme familjare “Home Alone”. Haaland tregoi se këtë film e ka shikuar që në fëmijëri dhe se vazhdon ta ketë shumë për zemër, veçanërisht gjatë festave të fundvitit.


